SHOWBIZZ

Selin flet për raportin e ndërlikuar me të atin: “Figura e tij më mungon”

Selin flet për raportin e ndërlikuar me të atin: “Figura e

Selin ka ndarë më shumë detaje nga jeta e saj gjatë një bisede në oborr, ku foli hapur për mungesën e figurës së babait dhe vështirësitë financiare që ka kaluar në një moment vendimtar të jetës së saj.

Ajo tregoi se babai nuk ka qenë prezent në jetën e saj, por pavarësisht kësaj, ka ruajtur gjithmonë dëshirën për pajtim.

“Figura e tij më mungon. Nuk kam qenë kurrë viktimë e gjërave që kanë ndodhur. Edhe babait i kam thënë: kthehu, më mungon. Dua të vijë dita të bëhemi bashkë prej meje,” u shpreh ajo.

Selin rrëfeu gjithashtu një periudhë të vështirë ekonomike që e goditi pikërisht pak para një festivali të rëndësishëm për të. Sipas saj, një humbje e madhe familjare e detyroi të merrte një vendim drastik vetëm pak ditë para eventit.

“Katër ditë para na ndodhi një humbje e madhe. M’u desh ta shes makinën time,” tha ajo, duke shtuar, “Ditën e festivalit kam pasur 200 lekë në xhep”.