SHOWBIZZ

Shakira konfirmon lidhjen me yllin e 'Emily in Paris', i cili është 15 vite më i ri

Shakira konfirmon lidhjen me yllin e 'Emily in Paris', i cili

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka bërë publike romancën me aktorin britanik Lucien Laviscount, pasi dyshja u njohën gjatë xhirimeve të klipit “Puntería” në vitin 2024, ku ai luante rolin e partnerit të saj.

Edhe pse diferenca prej rreth 15 vitesh në moshë u kthye menjëherë në tituj mediatikë, fansat duket se po flasin për diçka tjetër: shumë prej tyre komentojnë se çifti “duket në të njëjtën moshë” dhe shfaq një kimi natyrale.

Pas thashethemeve që nisën me darkat e përbashkëta në New York, ata tashmë janë shfaqur hapur si çift, duke konfirmuar zërat për lidhjen.

Në rrjet, reagimet janë kryesisht pozitive, me ndjekës që përgëzojnë Shakirën për këtë kapitull të ri pas ndarjes së bujshme në vitet e fundit.