
Këngëtari Alis Kallaçi i ftuar në "Zgjohu me MCN" ka folur për suksesin e tij që e ka shoqëruar përgjatë vitit që lamë pas, teksa rrëfeu se gjatë 2025 pret që të nxjerrë albumin e tij me të cilin është duke punuar aktualisht.
Ai tha se i janë dashur shumë vite për t'i mbushur mendjen vetes që të bëhej pjesë e "X Factor" sepse mendonte gjithmonë se nuk ishte gati derisa vendosi se kishte ardhur momenti për të bërë diçka më shumë për pasionin e tij për muzikën.
Sipas tij, dy sukseset e tij më të mëdha që veçon nga 2024 ishin bashkëpunimi i suksesshëm me Arilena Arën “Se të dua” dhe "Mjegull" kënga që vlerësua me çmim në ‘Fest 63’.
Arilena gjatë netëve ishte ai personi që po shikonte përtej kapacitetit tim sepse ne si artistë nuk jemi asnjëherë të kënaqur me atë që bëjmë dhe ajo më ka ndihmuar të arrij disa gjëra që më parë s'i kisha prekur. Ka qenë propozimi i saj të bënim bashkëpunim bashkë ‘Se të dua’. Janë disa momente kur mendojmë se i vetmi realitet është bota që të luftojmë për të mos na përpirë mjegulla dhe ti krijon shumë pikëpyetje që se di se nga vijnë dhe pse vijnë dhe trofeu i marrë ‘Fest 63’ ishte diçka që nuk e prisja dhe jam shumë i kënaqur. Aktualisht jam duke punuar për një album dhe besoj se gjatë këtij procesi do publikoj dhe gjëra të ndryshme.



