
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Selvije Kasapi, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë me ndjekësit një arritje të rëndësishme për të ardhmen e djalit të tyre, Roelit.
Selvija ka bërë të ditur se ka siguruar lejen e qëndrimit 3-vjeçare në shtetin italian. Ky dokumentacion, sipas saj, është një hap i madh për shëndetin dhe mirëqenien e djalit të vogël.
Për shëndetin dhe të ardhmen e Roelit. Faleminderit përzemërsisht që në kohë rekord na ndihmuat të sigurojmë leje qëndrimi 3-vjeçare në Itali dhe jo vetëm! Shpati do ishte shumë i lumtur sot, por ne do ia dërgojmë amanetin deri në fund!




