SHOWBIZZ

Si të humbasësh një Oscar? Duket se ‘çelësin’ e ka deklarata e Timothée Chalamet

Si të humbasësh një Oscar? Duket se

Në një intervistë të fundit, i mirënjohuri Timothée Chalamet ka thënë fjalë për fjalë: “Gjyshja ime ka kërcyer në New York City Ballet, nëna ime dhe motra ime gjithashtu. Jam rritur duke ëndërruar gjëra të mëdha prapa skenave të David H. Koch Theater në New York.” Ndoshta edhe për këtë arsye reagimi i publikut ishte veçanërisht i fortë kur dëgjoi atë që protagonisti i filmit Marty Supreme tha gjatë një interviste me Matthew Mcconaughey për Variety dhe CNN. Ai u shpreh: “Nuk dua të punoj në balet apo në operë, ose në gjëra ku është si: ‘Hej! Mbajeni gjallë këtë gjë, edhe nëse askujt nuk i intereson më’.” Po si kështu, Timothée, vërtet?

Po, vërtet. Për të qenë të saktë, diskutimi po zhvendosej drejt faktit se filmat janë bërë më të gjatë dhe se çfarë mund të bëhet për të mbajtur të lartë vëmendjen e spektatorëve. Chalamet tha se është një nga aktorët që përpiqet të mbrojë kinematë, përpara se të sillte këtë shembull, të cilin në fakt u përpoq edhe ta zbusë: “Gjithë respektin për botën e baletit dhe operës.” Por ndoshta ishte tepër vonë, sepse rrjetet sociale shpërthyen kundër aktorit, të cilin shumë e akuzuan se po nënvlerëson fusha arti me një histori unike.

Madje reagimi më i fortë erdhi nga vetë njerëzit e botës së teatrit dhe operës. Artisti amerikan Franz Szony, sipas BBC, shkroi: “Dy forma klasike arti që ekzistojnë prej qindra vitesh, të dyja kërkojnë talent dhe disiplinë të jashtëzakonshme që ky njeri nuk do t’i ketë kurrë.” Më pas reaguan edhe shumë teatro opere, që në rrjetet sociale iu kundërvunë Chalamet me postime mjaft të ashpra: nga Teatro dell'Opera di Roma te Teatro alla Scala, nga Metropolitan Opera te Opéra de Paris. Deri edhe Doja Cat, e cila në një video që më pas u fshi por u bë virale, tha: “Jam pothuajse e sigurt që nëse do të shkoja tani në një teatër opere, vendet do të ishin plot dhe askush nuk do të thoshte asnjë fjalë gjatë shfaqjes, sepse të gjithë kanë një respekt të madh për operën.”

Madje disa media shkruajnë se me pak kohë të mbetur deri te çmimet Academy Aëards, dukej pothuajse e sigurt që Timothée Chalamet do të fitonte çmimin për Aktorin më të Mirë. Në internet, ai po quhet nga një “djalë i ri i marrë” deri te një “Kardashian i fshehtë”.

Me pak fjalë: të gjithë kundër Timmy? Kështu duket.