
Sofia Vergara është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, kësaj here jo për postime provokuese apo video argëtuese, por për zëra mbi një lidhje të mundshme të re. Vergara u pa duke dalë nga lokali luksoz Chateau Marmont në Los Angeles në shoqërinë e aktorit spanjoll Manuel Vega, çka ka ndezur spekulime në rrjet.
Sipas raportimeve, para se të ndaheshin, dyshja u përqafua dhe shkëmbeu një puthje, gjest që u interpretua nga fansat si shenjë afrimiteti romantik. Aktorja 53-vjeçare u shfaq elegante me një stil casual: bluzë mëndafshi të zezë, xhinse blu, xhaketë lëkure kafe dhe taka të larta.
Ky zhvillim vjen rreth dy vite pas divorcit të saj nga Joe Manganiello, me të cilin i dha fund martesës shtatëvjeçare për shkak të “dallimeve të papajtueshme”. Në një intervistë për El País, Vergara është shprehur se nuk dëshiron të bëhet nënë në këtë fazë të jetës, duke theksuar me humor se ndihet më e gatshme për rolin e gjyshes sesa të prindit.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një lidhje, pamjet e fundit kanë mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me komente dhe aludime për një romancë të re në jetën e aktores.



