
Një lajm i rëndësishëm për Familjen Mbretërore Shqiptare është bërë publik këtë të diel përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale nga vetë Princ Leka II.
Njoftimi konfirmon martesën e Princit me Blerta Celibashin.
Sipas njoftimit, ceremonia është zhvilluar në mënyrë private, larg vëmendjes së publikut dhe mediave, duke ruajtur karakterin intim të kësaj ngjarjeje familjare.
Detajet mbi ceremoninë dhe të ftuarit janë mbajtur diskrete, ndërsa nga Oborri Mbretëror bëhet e ditur se momenti është përjetuar në një atmosferë të ngrohtë familjare.
Ky është një kapitull i ri për princin dhe për familjen mbretërore shqiptare, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve në rrjetet sociale.
View this post on Instagram



