SHOWBIZZ

Tayna përdori refrenin e "Vajzat e fshatit tim", Alida Hisku zbulon shumën simbolike që i dhuroi këngëtarja

Tayna përdori refrenin e "Vajzat e fshatit tim", Alida Hisku

Në një kohë kur debati për të drejtat e autorit shpesh mbetet në hije dhe artistët e rinj kritikohen për përdorim pa leje të materialeve ekzistuese, Tayna ka dhënë një shembull të rrallë respekti dhe profesionalizmi.

Kënga e saj “Thana”, përfshin refrenin ikonik të këngës “Vajzat e fshatit tim” të Alida Hiskut, një perlë e muzikës shqiptare që prej dekadash zë një vend të veçantë në kujtesën e publikut.

Ndryshe nga rastet kur elementë të tillë ripërdoren pa autorizim, këtë herë gjithçka është realizuar me dakordësi të plotë. Vetë Alida Hisku, legjenda e muzikës shqiptare, ka treguar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus se si lindi ky bashkëpunim i veçantë.

Ajo theksoi se materialin muzikor ia ka dhuruar Taynës me dëshirën që muzika shqiptare të dëgjohet edhe më shumë nga publiku në Kosovë. Megjithatë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Tayna i ka dërguar 250 euro.