SHOWBIZZ

U akuzua për dhunë ndaj punonjësve, kuzhinieri shqiptar me famë botërore kërkon publikisht falje

U akuzua për dhunë ndaj punonjësve, kuzhinieri shqiptar me

Rene Rexhepi, një nga kuzhinierët më të njohur në botë dhe themelues i restorantit të famshëm Noma, po përballet me kritika pas një artikulli të publikuar nga The New York Times.

Sipas dëshmive të rreth 30 ish-punonjësve, mes viteve 2009 dhe 2017 në kuzhinë kanë ndodhur shpesh incidente ku stafi shtyhej, goditej apo trajtohej në mënyrë agresive. Disa prej tyre pretendojnë gjithashtu se janë kërcënuar me përjashtim nga industria e restoranteve.

Pas publikimit të akuzave, Rexhepi reagoi në rrjetet sociale duke kërkuar falje dhe duke pranuar se në të kaluarën ka pasur shpërthime dhe sjellje që kanë dëmtuar punonjësit. Ai shtoi se prej vitesh ka punuar për të ndryshuar përmes reflektimit dhe terapisë.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ndara: disa e vlerësojnë pranimin e gabimeve, ndërsa të tjerë dyshojnë për sinqeritetin e kërkim-faljes dhe kërkojnë drejtësi për ish-punonjësit.