SHOWBIZZ

U bë e famshme brenda natës, kush është shqiptarja që fitoi 300 mijë ndjekës pasi doli disa sekonda në transmetim

U bë e famshme brenda natës, kush është shqiptarja që

Një vajzë shqiptare me emrin Marigona u bë virale pasi kamerat e transmetimit e fokusuan për disa sekonda gjatë ndeshjes së basketbollit mes Olympiacos B.C. dhe ASVEL Villeurbanne.

U bë e famshme brenda natës, kush është shqiptarja që

Pas atij momenti, fansat e gjetën në rrjetet sociale dhe numri i ndjekësve të saj u rrit me shpejtësi. Nga rreth 100 ndjekës në Instagram, brenda një jave ajo arriti mbi 150 mijë, ndërsa sot ka rreth 293 mijë në Instagram dhe mbi 100 mijë në TikTok.

Marigona, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Gjermani, ka studiuar për infermieri. Ajo ishte në palestër për të ndjekur ndeshjen me partnerin e saj, një biznesmen grek dhe tifoz i madh i Olympiacos.

Pas famës së papritur, ajo ka marrë oferta për modeling dhe pjesëmarrje në televizione në Greqi, ndërsa ëndrra e saj mbetet të bëhet aktore.