
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka kaluar një moment të frikshëm pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Ajo e ndau lajmin në Instagram, duke publikuar një foto të makinës së dëmtuar rëndë dhe reagimin e shkurtër: “E psee muu”.

Fatmirësisht, pavarësisht pamjeve shqetësuese, Xheneta ka shpëtuar pa lëndime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.



