SHOWBIZZ

Xhonatan Islami konfirmon ndarjen nga Roza Lati: “Jam i lumtur single”

Xhonatan Islami konfirmon ndarjen nga Roza Lati: “Jam i lumtur

Pas muajsh spekulimesh, Xhonatan Islami ka reaguar për herë të parë publikisht për ndarjen nga Roza Lati.

I ftuar në një emision televiziv, ai konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej disa muajsh dhe se tashmë është single, duke theksuar se ndihet në paqe me këtë fazë të jetës.

“Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat”, u shpreh ai, duke treguar një qasje të qetë dhe pa tension ndaj ndarjes. Sipas tij, lidhja kishte zgjatur rreth një vit dhe ishte mbyllur 3-4 muaj më parë, duke e cilësuar si një kapitull të përfunduar.

Historia e tyre kishte nisur gjatë verës dhe u kthye shpejt në një nga më të komentuarat në showbiz-in shqiptar, me dalje të shumta publike dhe postime në rrjetet sociale.

“Kishim kohë bashkë, zgjati një vit. Ishte një marrëdhënie publike, tani është një kapitull i mbyllur në jetën time. Kemi 3-4 muaj që e kemi mbyllur. I uroj gjithë të mirat, jam i sigurt që edhe ajo më uron gjithë të mirat.”