
Zayn Malik ka folur hapur për marrëdhënien e tij të kaluar me modelen Gigi Hadid, me të cilën ka një vajzë 5-vjeçare, Khai. Gjatë një interviste në podcast-in Call Her Daddy, ish-anëtari i One Direction u shpreh se ndjen ende respekt dhe dashuri për të, por sot nuk është i sigurt nëse ndjenjat që kishte dikur mund të quhen dashuri.
“Për ta thënë qartë, unë gjithmonë do ta dua Gigi-n, sepse ajo është arsyeja pse fëmija im është në këtë botë dhe kam respekt maksimal për të. Do ta dua gjithmonë, por nuk e di nëse kam qenë i dashuruar me të,” u shpreh ai.
Zayn dhe Gigi patën një lidhje të ndërprerë disa herë gjatë pesë viteve, përpara se të ndaheshin përfundimisht, ndërsa sot fokusin kryesor e kanë te bashkë-prindërimi i vajzës së tyre.



