SHOWBIZZ

Zebervoki zbulon se është bllokuar nga Luiz Ejlli: “Si nuk i vjen turp? Ka ego të sëmurë”

Zebervoki zbulon se është bllokuar nga Luiz Ejlli: “Si nuk i

Zebervoki ka ndarë emocionet për suksesin e filmit Falli 2 gjatë një interviste në programin Më prit të dielën, të moderuar nga Ermal Peçi. Ai u shpreh se nuk e kishte pritur një pritje kaq të madhe nga publiku dhe se rezultatet e shitjeve u konfirmuan edhe nga vetë kinematë.

Zebervoki zbulon se është bllokuar nga Luiz Ejlli: “Si nuk i

Gjatë bisedës, artisti theksoi pasionin e tij për kinemanë, duke deklaruar se është gabim të mendohet se filmat në Shqipëri sjellin fitime të mëdha. Sipas tij, përkundrazi, ai ka investuar më shumë sesa ka fituar, vetëm që projekti të realizohej sa më mirë.

Megjithatë, ai nuk e fshehu zhgënjimin për mungesën e mbështetjes nga figura publike, duke thënë se as 10% e të ftuarve nuk morën pjesë në premierë. Ndër momentet më të pakëndshme, ai përmendi edhe faktin që është bllokuar në Instagram nga Luiz Ejlli, pas një deklarate të bërë në një intervistë të mëparshme.

“Mu turrën ndjekësit e tij pasi e përmenda në një intervistë. S’dua t’i jap vëmendje. Pashë që më ka bërë bllok. Ai ka një ego të sëmurë që të tejkalojë shitjet e ‘Fallit 2’. Ia uroj ta kalojë, vetëm të qetësojë egon e tij. Si nuk i vjen turp të krahasojë potencialin e tij me mua? Unë s’kam fare marketing. Filmi eci nga i madhi Zot dhe publiku.”