SOCIALE

Alarm për sigurinë ushqimore, nivele toksike arseniku në çokollata dhe karamele të njohura

Alarm për sigurinë ushqimore, nivele toksike arseniku në

Sipas një raporti të fundit nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në 28 prej 46 produkteve të produkteve të famshme të ëmbëlsirave, u gjetën nivele arseniku që autoritetet i konsideruan toksike, sipas faqes së njohur amerikane të ushqimeve eatingwell.com.

Këto teste përfshinë shumë lloje ëmbëlsirash, nga çokollatat deri te çamçakëzat si KitKat, Snicker, Twix, Hershey’s, Mars, Tootsie Roll Industries e tjerë.

Arseniku është një element që mund të jetë i pranishëm natyrshëm në ushqim, por në nivele të larta mund të lidhë me rreziqe serioze për shëndetin, përfshirë rrezikun e disa llojeve kanceri si ai i mushkërive, lëkurës, veshkave dhe fshikëzës së urinës si dhe dëmtime të nervave apo të organeve të brendshme.

Raporti gjithashtu përfshinte një listë të karameleve që rezultuan me nivele të larta arseniku, përfshirë emra si  Black Forest Gummy Bears, Laffy Taffy, Nerds në variante të ndryshme apo Twizzlers, Snickers, Skittles dhe shumë të tjera.

Lista është mjaft e gjatë dhe përfshin edhe produkte që zakonisht konsumohen shpesh nga fëmijët dhe adoleshentët.

Ekspertët e shëndetit theksojnë se konsumimi i moderuar është ende i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të arsenikut të mundshëm, por edhe për sheqerin e tepërt që këto lloj ushqimesh përmbajnë.

Për momentin, autoritetet kanë dhënë udhëzime se sa karamele mund të konsumohen në mënyrë të sigurt për secilin produkt, por qëllimi kryesor është që konsumatorët të jenë të vetëdijshëm për këtë çështje të sigurisë ushqimore.