SOCIALE

Ambasada Amerikane u bën thirrje shqiptarëve: Aplikoni tani për viza për të ndjekur Kupën e Botës 2026

Ambasada Amerikane u bën thirrje shqiptarëve: Aplikoni tani për

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet për herë të parë në historinë e turneut në tre shtete pritëse: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Evenimenti do të zgjasë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 dhe pritet të tërheqë qindra mijëra tifozë nga e gjithë bota.

Në këtë kuadër, Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi një njoftim ku inkurajon të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të ndjekur ndeshjet, të aplikojnë sa më herët për vizë turistike. Duke iu referuar fluksit të lartë të pritshëm, ambasada nënvizon se “Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve” dhe u bën thirrje aplikuesve potencialë të mos presin momentin e fundit.

Interesi i tifozëve shqiptarë është rritur ndjeshëm pas suksesit të fundit të Kombëtares kuqezi. Fitorja në transfertë kundër Andorrës, e kombinuar me humbjen e Serbisë 2–0 ndaj Anglisë, i ka garantuar Shqipërisë një kualifikim historik në fazën play-off të Kupës së Botës, një arritje e paprecedentë për futbollin shqiptar.

Nëse Shqipëria arrin të kalojë play-off-in, Botërori 2026 mund të kthehet në një prej momenteve më të rëndësishme për sportin kombëtar, duke rritur më tej fluksin e tifozëve drejt kontinentit amerikan.