
Leonardo DiCaprio, 51 vjeç, shpreh shqetësimet e tij për të ardhmen e kinemasë, teksa platformat e streaming-ut po transformojnë industrinë e filmit. Në një intervistë për The Times, aktori fitues i Oscar-it pyet nëse publiku ende ka dëshirë për filma në ekran të madh, duke përmendur rënien e të ardhurave nga biletat dhe zhdukjen graduale të disa zhanreve.
“Dokumentarët u zhdukën nga kinemaja, tani dramat kanë vetëm një kohë të kufizuar dhe njerëzit presin t’i shohin në platformat streaming. Nuk e di,” -thekson ai.
Megjithëse mbetet optimist se filmat do të kenë gjithmonë vend për dashamirësit e kinemasë, DiCaprio frikësohet se përvoja e përbashkët e kinemasë mund të dalë jashtë mainstream-it.
“A kanë njerëzit ende dëshirë? Apo kinema do të bëhet si një bar xhaz?”
Aktori nxit studiot të mbështesin regjisorët vizionarë, duke theksuar rëndësinë e mundësive për krijimtarinë unike që të shihet në kinema.



