SOCIALE

“Magjia” e dobësimit apo rrezik i fshehur?! Efektet e Ozempic

“Magjia” e dobësimit apo rrezik i fshehur?! Efektet e Ozempic

Ozempic është një medikament që fillimisht është trajtuar për zhvillimin e diabetit të tipit 2, por vitet e fundit po përdoret për të humbur peshë. Ky medikament po përdoret për të ulur ndjenjën e urisë dhe duke rritur ndjenjën e ngopjes.

Si rezultat shumë persona që e përdorin raportojnë ulje të oreksit dhe një nivel më të ulët të ushqimit gjatë ditës. Kjo mund të çojë në rezultatin e humbjes së peshës, e balancuar me dietë dhe aktivitet fizik.

Por, cilat janë efektet e Ozempic?! Si ndikojnë ilaçet e dobësimit në trupin tonë, këtë e tregon në emisionin “Rudina” në Tv  Klan, nutricionistja Albana Daka.

Rudina Magjistari: Çfarë lloj ndikimi ka në trup ky medikament? Si ndikon?

Albana Daka: Efekti kryesor që jep ky medikament është ulja e ndjenjës së urisë dhe ngadalësimi i zbrazjes së stomakut, të gjitha këto bëjnë që sasia e ushqimit të jetë më e vogël dhe kjo pas disa kohësh do të na përkthehet në ulje të peshës. Ne kemi dy lloj medikamentesh, janë semaglutid dhe tirzepatidi. Të dyja këto medikamente, sot nga OBSH përdoren për trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit , sepse obeziteti ëhstë klasifikuar si sëmundje dhe sie e tillë, kërkon trajtim medikamentoz.

Rudina Magjistari: Ndryshon stili i jetesës, apo ndryshon metabolizmin tonë? Çfarë ndodh cili është efekti?

Albana Daka: Varet në receptorët që veprojnë. Bihet nga pesha sepse ulet sasia e ushqimit që ne konsumojmë.