SOCIALE

Motrat humbën jetën nga aksidenti tragjik në Sarandë, Elvis Naçi: Vëllai do të trajtohet në spitalin e Romës

Motrat humbën jetën nga aksidenti tragjik në Sarandë, Elvis

Elvis Naçi njofton se vëllai i dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë ka arritur në spitalin Bambino Gesu në Romë për kurim.

“Amaneti u krye!”, shprehet Naçi, ndërsa ka ndarë pamje nga i mituri në spital.

Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Ela dhe Rezi Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa u plagos Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Reagimi:

Amaneti u krye!

Isli, vëllai i dy motrave që humbën jetën nga aksidenti, arriti në spitalin Bambino Gesu në Romë, bashkë me nënën.

Shpresat janë të mëdha që Isli i vogël të shërohet. Ai tani po fillon kurimin e një semundjeje të vështirë, por ne të gjithë të lutemi për djalin e vogël që të kthehet i shëruar në shtëpi.

O Zot, shëroje Islin, jepu mjekëve sukses, ktheje atë të shëruar plotësisht tek nëna dhe babai.