
Parashikimet e Nostradamusit për vitin 2026 përshkruajnë një të ardhme të pasigurt për njerëzimin, sipas interpretimeve të veprës së tij. Astrologu francez i shekullit XVI është përmendur shpesh për profeci që disa i lidhin me ngjarje historike si Revolucioni Francez, luftërat botërore apo sulmet e 11 shtatorit, ndonëse shkrimet e tij mbeten të paqarta dhe të hapura për interpretime.
Sipas disa analizave, Nostradamusi mund të ketë parashikuar një konflikt mes Spanjës dhe Afrikës së Veriut, që disa e lidhin me sulme terroriste apo tensione gjeopolitike. Të tjerë e interpretojnë si paralajmërim për probleme serioze klimatike, veçanërisht mungesën e ujit në Spanjë, të lidhura me eklipse që do të ndodhin mes viteve 2026 dhe 2028.
Në profecitë e tij përmenden edhe shprehje si “zjarr në qiell”, që interpretohet si pasojë e ndryshimeve klimatike globale, si dhe “një tufë e madhe bletësh”, e cila nga disa shihet si metaforë për konflikte apo përplasje mes fuqive lindore dhe perëndimore.
Ashtu si gjithmonë, këto parashikime mbeten të paqarta dhe subjekt interpretimi.



