SOCIALE

Përmirësohet moti në fundjavë, dhjetori nis me mot të kthjellët

Përmirësohet moti në fundjavë, dhjetori nis me mot të

Ndryshojnë kushtet e motit këtë fundjavë. Sinoptikanët parashikojnë dobësim të reshjeve. Ndërkohë që të dielën parashikohet diell.

Fundjava do të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm. E shtuna do të ketë reshje të pakta, jo vetëm jugu, por edhe zona qëndrore, përfshirë kryeqytetin. Megjithatë reshjet do të jenë me intensitete shumë të ulëta, është përmirësuar ndjeshëm situata e motit në zona veriore. Ndërkohë parashikohet që dita e diel të rikthejë diellin në të gjithë territorin shqiptar, e jo vetëm, por edhe gjatë javës tjetër do ketë mjaft ditë me mot të qëndrueshëm”,- shprehet Lajda Porja, sinoptiane, “MeteoAlb”.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, duke favorizuar edhe ngricat për shkak të erës së ftohtë që do të mbizotërojë gjatë fundjavës.

Sa i përket erës, do të jetë mesatare, por do të jetë një erë e ftohtë nga verilindja”,- tha Porja.

Sipas sinoptikanëve, muaji dhjetor do të nisë me mot të qëndrueshëm dhe diell, por temperaturat do të jenë tipike dimri.