
Në mbledhjen e mbajtur sot Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime për rritjen e pagave me 2.5% për mësuesit e sistemit parauniversitar, për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe për ushtarakët.
Rritja e pagave i shtrin efektet nga 1 janari 2026, ndërsa shtesa e llogaritur mbi pagën bruto do të aplikohet pas botimit të vendimeve në faqen zyrtare.
Në sistemin arsimor parauniversitar, përfitojnë rreth 36,390 punonjës mësimorë dhe jomësimorë nga miratimi i vendimit.
Për 30 mijë punonjës mësimorë dhe punonjës psikologë/punonjës social dhe oficerë të sigurisë në institucionet arsimore të sistemit të arsimit parauniversitar, në varësi të Ministrisë së Arsimit, efektet llogariten rreth 114.5 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurime shoqërore e shëndetësore;
Për 1 500 punonjës mësimorë të sistemit të arsimit professional, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, efektet llogariten rreth 6 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore;
Për 4 890 punonjës mësimorë të sistemit të arsimit parashkollor, të qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, efektet llogariten rreth 16.7 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore.
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.425, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE MËSIMORË DHE TË PUNONJËSVE TË TJERË JOMËSIMORË NË INSTITUCIONET ARSIMORE DHE NË INSTITUCIONET PLOTËSUESE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të neneve 37, pika 5, e 59, pika 3, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave



