SOCIALE

Studimi: Orët inteligjente nuk maten saktë nivelet e stresit

Studimi: Orët inteligjente nuk maten saktë nivelet e stresit

Një studim i Universitetit “Leiden” në Holandë ka zbuluar se orët inteligjente nuk janë të besueshme në matjen e stresit tek përdoruesit.

Në këtë hulumtim, 800 të rinj u monitoruan për tre muaj duke përdorur orët inteligjente “Garmin Vivosmart 4”. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësve iu kërkua të raportojnë stresin, lodhjen dhe cilësinë e gjumit katër herë në ditë.

Rezultatet treguan një korrelacion “pothuajse zero” midis niveleve të stresit të matur nga orët dhe asaj që raportuan vetë pjesëmarrësit. Madje, për një të katërtën e tyre, kur ndiheshin të stresuar ose jo, orët treguan rezultatet e kundërta.

Ndërsa matjet e lodhjes ishin pak më të sakta, dhe kohëzgjatja e gjumit lidhej më shumë me ndjenjën e pushimit të pjesëmarrësve, u theksua se orët inteligjente pasqyrojnë vetëm kohëzgjatjen dhe jo cilësinë e gjumit.

Matja e rrahjeve të zemrës nuk mjafton për të përcaktuar gjendjen emocionale”,- tha docenti Eiko Fried nga Departamenti i Psikologjisë Klinike. “Rrahjet e zemrës mund të rriten jo vetëm nga ankthi, por edhe nga lumturia apo emocione të tjera.

Ai paralajmëroi se rezultatet ngrenë pyetje të rëndësishme për besueshmërinë e të dhënave që orët inteligjente japin për gjendjet mendore dhe theksoi: “Kini kujdes dhe mos jetoni sipas orës suaj inteligjente. Këto janë produkte konsumimi, jo pajisje mjekësore.”

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Journal of Psychopathology and Clinical Science”.