SOCIALE

“Vibe Coding” shpallet fjala e vitit 2025 nga Fjalori Collins: Çfarë do të thotë?

“Vibe Coding” shpallet fjala e vitit 2025 nga Fjalori Collins:

Fjalori Collins ka shpallur “Vibe Coding” si fjalën e vitit 2025, pas një rritjeje të madhe të përdorimit të saj në media. Termi, i krijuar nga bashkëthemeluesi i OpenAI Andrej Karpathy, përshkruan mënyrën e re të krijimit të programeve kompjuterike përmes përshkrimeve të thjeshta, pa shkruar kod manualisht.

Kjo qasje po revolucionarizon zhvillimin e teknologjisë, me startup-e që rriten me 10% në javë, pasi mund të krijojnë aplikacione shumë më shpejt. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe sigurie dhe gabime të fshehta në kodin e gjeneruar nga AI.

Sipas Collins, “vibe coding” pasqyron ndikimin e inteligjencës artificiale në mënyrën si njerëzit programojnë dhe komunikojnë me teknologjinë.