Arilena Ara siç nuk e kemi njohur më parë.
Përtej çdo artisti ka një jetë personale të cilën nuk e njohim. Të gjithë jemi kuriozë të dimë çdo detaj çfarë fshihet pas jetës profesionale, pas Instagramit dhe rrjeteve sociale.
Së shpejti në ekranin e Top Channel do të keni mundesinë t’u jepni përgjigje këtyre pyetjeve që lindin në kokën e gjithësecilit nga ekrani.
“A Live Night” është programi më i ri i cili do të shfaqë një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit të cilët këndojnë Live hitet e tyre më të dashura si edhe tregojnë për herë të parë çdo gjë të jetës profesionale dhe asaj personale.
E para që do të çelë siparin e këtij emisioni është The Princess of Pop Arilena Ara. Për të gjithë kureshtarët që duan të njohin më tepër këngëtaren, do ta kenë mundësinë që në 30 prill në orën 21:00 ta ndjekin në ekranin e Top Channel.



