AKTUALITET

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, rritje edhe për benzinën

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, rritje

Pas një uljeje të përkohshme, çmimet e karburanteve janë rritur sërish me vendim të Bordit të Transparencës.

Nafta ka arritur në 218 lekë/litër (nga 203), ndërsa benzina në 181 lekë/litër (nga 175), duke shënuar rritje të ndjeshme. Edhe çmimet me shumicë janë rritur, përkatësisht në 206 lekë për naftën dhe 169 lekë për benzinën.

Ky ndryshim vjen pas ankesave të importuesve, të cilët pretenduan se çmimet e mëparshme ishin nën kosto dhe po u shkaktonin humbje.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot, më 28 mars, dhe do të qëndrojë deri në rishikimin e radhës.

Ndërkohë, Edi Rama ka paralajmëruar se nëse çmimi kalon 220 lekë/litër, do të aplikohet ulje e akcizës me 20%.