AKTUALITET

Ikona e muzikës greke Marinella ndahet nga jeta pas goditjes në tru që pësoi në skenë

Ikona e muzikës greke Marinella ndahet nga jeta pas goditjes në tru

Bota e muzikës është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës greke Marinella, e cila u shua në moshën 87-vjeçare.

Artistja ndërroi jetë më 28 mars 2026 në shtëpinë e saj, pas komplikacioneve nga një goditje e rëndë në tru që kishte pësuar në vitin 2024 gjatë një performance në skenën e Herodion.

E lindur si Kyriaki Papadopoulou në Selanik, Marinella nisi karrierën që në fund të viteve ’50 dhe u bë një nga zërat më të dashur të muzikës greke. Një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së saj artistike ishte bashkëpunimi me Stelios Kazantzidis, me të cilin realizoi disa nga këngët më të suksesshme të kohës.

Pas ndarjes, ajo ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme solo, duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj si Manos Hadjidakis, Stavros Xarchakos dhe Giorgos Dalaras. Diskografia e saj përfshin mbi 40 albume dhe dhjetëra hite të paharrueshme.

Ajo përfaqësoi Greqinë në Eurovision Song Contest 1974 dhe mbeti aktive për dekada, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore.