
Ish-konkurrentja e Ferma VIP 2, Keisi Meshau, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë në rrjetet sociale. Përmes një “story” në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur gjyshin e saj. Krahas një fotografie prekëse, ku shihet duke mbajtur dorën e tij në shtratin e spitalit, Keisi shkruan: “Pusho i qetë gjysh”.
Keisi, e njohur gjithashtu si “Miss Keisi”, u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në 'Ferma VIP 2', ku fitoi zemrat e shumë ndjekësve falë natyrës së saj dhe dinamizmit që solli në lojë. Ajo ishte një nga konkurrentet më të spikatura, ndërsa rrugëtimi i saj në program përfundoi pas përjashtimit nga Agai.
Gjatë qëndrimit në reality show, Keisi ndau edhe histori personale prekëse, duke treguar se prindërit e saj ishin në prag divorci dhe se ajo përpiqej të ishte një urë lidhëse mes tyre.



