AKTUALITET

Adi Krasta-Anisës: Duhet të vendosësh nëse do të vallëzosh apo këndosh më shumë

Adi Krasta-Anisës: Duhet të vendosësh nëse do të

Anisa hapi natën e dytë të ‘X Factor’ me një këngë të Aurela Gaçe, “Hape veten”.

Performanca e saj u vlerësua nga anëtarët e jurisë, por Adi kishte një sugjerim, që lidhej me performancën e saj.

“Artisti duhet të justifikojë atë që bën në skenë. Ti për javën e ardhshme duhet të vendosësh nëse do të vallëzosh apo këndosh më shumë. Unë e di që ti e ke një përgjigje… Por, dua të rikujtoj një performancë të Aurela Gaçe në Festivalin e Këngës, kur këndoi zbathur, por nuk lëvizi nga mikrofoni. Sepse donte të performonte në nivele të larta. Dhe ajo lëvizja që bëre ti jo domosdoshmërisht të bën këngëtare të mirë!”, tha ai.

Megjithatë, i pyetur nga Alketa nëse Anisa rrezikon showdown-in sonte, Adi tha “Jo”.