AKTUALITET

Tërmet me magnitudë 5.4 godet Greqinë, pranë kufirit me Shqipërinë

Tërmet me magnitudë 5.4 godet Greqinë, pranë kufirit me

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter është regjistruar në veriperëndim të Greqisë, pranë kufirit me Shqipërinë, sipas të dhënave të Instituti Gjeodinamik i Athinës.

Lëkundja ndodhi rreth orës 05:32 me thellësi rreth 5 kilometra dhe epiqendra u lokalizua pranë zonës së Thesproti, rreth 10 km në veriperëndim të Lepokarisë. Tërmeti u ndje në disa zona të Epirit dhe Thesalisë, si edhe në ishuj të Detit Jon.

Pas tërmetit kryesor janë regjistruar disa pasgoditje, mes tyre një me magnitudë 4.7 dhe një tjetër 3.4 Rihter. Sipas sizmologëve, këto lëkundje mund të tregojnë se aktiviteti sizmik po stabilizohet.

Autoritetet kanë këshilluar banorët të mos përdorin banesat që mund të kenë pësuar dëmtime derisa të kryhen kontrollet nga specialistët. Deri tani nuk janë raportuar dëme serioze në Epir, Janinë apo në jug të Shqipëri, ndërsa në autostradën Egnatia janë raportuar vetëm rrëshqitje të vogla dheu pa probleme për qarkullimin.