AKTUALITET

Krim romance në Itali, ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar

Krim romance në Itali, ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Arezzo, ku 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes.

Krimi ndodhi pranë zonës Bivio di Olmo, afër një bari dhe restoranti, pak para mesnatës. Sipas raportimeve, konflikti dyshohet se ka nisur brenda lokalit dhe më pas ka përfunduar në mënyrë tragjike jashtë tij.

Autori i dyshuar, gjithashtu shqiptar, është arrestuar nga policia pak kohë pas ngjarjes. Hetuesit po punojnë mbi pistën e një konflikti me motive romantike, duke e konsideruar vrasjen si pasojë e një grindjeje pasionante.