
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në 2 janar 2026 në aksin Lezhë–Shkodër.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë dhe janë plagosur 4 të tjerë.
Çifti i bashkëshortëve që humbën jetën në aksident ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre tip Benz.
Ndërsa, edhe në mjetin tjetër tip Porsche ka qenë duke udhëtuar një familje, që kanë shpëtuar për mrekulli. Në këtë makinë ka pasur edhe fëmijë, që janë lënduar.
Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi shfaqet problematik përkohësisht në këtë segment rrugor, për shkak të ngjarjes së rëndë.



