
Diskutimi për gjyqin ndaj krerëve të UÇK në emisionin Opinion në Tv Klan u shoqërua me debate të forta dhe momente tensioni në studio. Përplasja më e ashpër ndodhi mes Albatros Rexhajt dhe Berat Buzhalës, ku situata gati sa nuk shkoi në një konfrontim fizik.
Megjithatë, tensioni nuk zgjati shumë. Gjatë ndërprerjes publicitare, moderatori i emisionit Blendi Fevziu publikoi një video ku dy debatuesit shihen duke shtrënguar duart dhe duke u pajtuar, duke ulur kështu gjakrat në studio.
Buzhala kërkoi falje për reagimin e tepruar duke deklaruar madje se për njëfarë kohe do t'i ndalojë daljet publike.
"Ju kërkoj falje të gjithëve. Do ta ndaloj daljen time në publik për një kohë të caktuar. Duhet t'i menaxhoj emocionet më mirë. Është sjellje e pahijshme ajo çfarë kam bërë", u shpreh Buzhala.
Fevziu sqaroi për publikun se nuk pati përplasje fizike.



