
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Elbasanit, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshuara për helmim. Sipas informacioneve zyrtare, i mituri u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas u dërgua me urgjencë drejt QSUT-së, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte gjendjes së rëndë. Policia njofton se dyshohet që adoleshenti ka konsumuar fotoksinë, ndërsa materialet e para hetimore janë referuar në Prokurori për vijimin e procedurave.
“Elbasan/Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim“, thuhet në njoftimin e policisë.



