AKTUALITET

Flakët jashtë kontrollit në lagjen "5 Maj", vijnë në ndihmë forca nga Durrësi, Elbasani dhe Ushtria

Flakët jashtë kontrollit në lagjen "5 Maj", vijnë

Përmasa shqetësuese ka marrë zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, duke e bërë ndërhyrjen e zjarrfikësve tepër të vështirë.

Në zonë janë angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës, ndërsa janë tërhequr edhe mjete dhe efektivë që ndodheshin në Durrës, të angazhuar për përmbytjet.

Burime bëjnë me dije se është kërkuar ndihmë edhe nga ushtria, si dhe nga zjarrfikësit e Elbasanit dhe Vorës, për të vënë nën kontroll situatën.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.