AKTUALITET

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes, nëna denoncon gjinekologun në Durrës

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes, nëna denoncon gjinekologun

Një ngjarje e rëndë është raportuar në maternitetin e Spitali Rajonal Durrës, ku një foshnje ka humbur jetën pak orë pas lindjes.

Pas kallëzimit të bërë nga nëna e të porsalindurit, Policia e Durrës ka referuar çështjen në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj mjekut gjinekolog 43-vjeçar, i cili ka ndjekur rastin. Sipas nënës, fëmija ndërroi jetë për shkak të neglizhencës së pretenduar mjekësore.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim dhe se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe nëse ka pasur shkelje profesionale apo ndërlikime shëndetësore të paparashikueshme.

Nga spitali nuk ka ende një qëndrim zyrtar lidhur me rastin.