AKTUALITET

Fundjavë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe bore në disa zona

Fundjavë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe bore

Fundi i javës do të shoqërohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Të shtunën priten vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim reshjet mund të jenë më të forta dhe në formë stuhish afatshkurtra. Në Alpe dhe zonat e larta malore do të vijojnë reshjet e borës.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare, duke u forcuar përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore. Deti pritet të jetë i trazuar.

Edhe dita e diel do të mbetet me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, ndërsa në zonat malore veriore mund të ketë reshje të lehta bore.