
Pas një dite ankthi për familjen, 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet është gjetur në Portin e Durrësit. Ende nuk dihen rrethanat se si i mituri ka arritur deri atje.
Sipas informacioneve paraprake, ai ishte larguar nga banesa në zonën e Freskut për të shkuar në shkollë, pas një debati me nënën e tij, por nuk ishte paraqitur në mësim.
Bëhet e ditur se fëmija jetonte me të ëmën, pasi prindërit e tij janë të divorcuar. Autoritetet pritet të sqarojnë më tej rrethanat e ngjarjes.



