AKTUALITET

Këngëtarja Xhesika Polo humb të atin

Këngëtarja Xhesika Polo humb të atin

Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo njoftoi me dhimbje në rrjetet sociale se ka humbur babain e saj, Artur Polo.

Gjatë pjesëmarrjes në reality show-n Ferma VIP 1, Artur Polo ishte një mbështetës i pakursyer i vajzës, duke ndarë shpesh me publikun krenarinë për arritjet e saj.

Një nga momentet më prekëse ishte telefonata surprizë gjatë spektaklit, ku Xhesika dhe i ati treguan marrëdhënien e tyre të veçantë, duke prekur zemrat e shikuesve.