AKTUALITET

Merret vendimi, TikTok rihapet në Shqipëri pas një viti pezullim

Merret vendimi, TikTok rihapet në Shqipëri pas një viti pezullim

Pas një viti pezullimi, TikTok është rihapur zyrtarisht në Shqipëri me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi u mor këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë, ku u shfuqizua akti i mëparshëm që parashikonte masa të përkohshme për kufizimin e platformës. Konkretisht, vendimi nr.151, datë 6.3.2025, që synonte shmangien e ndikimeve negative të TikTok, nuk është më në fuqi.

Platforma ishte bllokuar që prej 6 marsit të vitit të kaluar, ndërsa tashmë përdoruesit në Shqipëri kanë sërish akses të plotë në të.