AKTUALITET

Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, rënie temperaturash deri në -2°C

Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, rënie

Fundjava do të sjellë mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Të shtunën priten reshje shiu me intensitet mesatar, hera-herës shtrëngata dhe në zona të izoluara shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe zonat veriore e juglindore mbi 100–300 metra do të ketë reshje bore, ndërsa pasdite priten edhe flokë bore në zona të ulëta. Mjegulla dhe shikim i reduktuar do të jenë të pranishme.

Të dielën reshjet do të vijojnë, me borë kryesisht në zonat malore. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke zbritur deri në -2°C. Era do të forcohet në bregdet dhe lugina, ndërsa deti do të jetë i trazuar me valëzim 4–6 ballë.

Kujdes gjatë qarkullimit, sidomos në zonat malore dhe rrugët e rrëshqitshme.