AKTUALITET

Naun Shundi ndahet nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë

Naun Shundi ndahet nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Naun Shundi u nda sot nga jeta në moshën 66-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehu gatishmërinë për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme për aktorin Shundi. Së fundmi ai po kurohej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi u morën përsipër shpenzimet për kurimin e tij.

Një nga emrat më të respektuar në skenën shqiptare pati një karrierë të gjatë që përfshinte role të shumta në teatër, film dhe televizion. Profesionalizmi, pasioni dhe aftësia e tij për t’u dhënë jetë personazheve e bënë atë një figurë të veçantë në artin shqiptar.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë kolegët, miqtë dhe publikun që e ka ndjekur për vite me radhë.

Personazhe të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale, duke e përkujtuar Shundin si një artist të madh dhe njeri me shpirt të jashtëzakonshëm.

Naun Shundi do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e publikut shqiptar.