
Në një moment të mbushur me dhimbje, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka folur publikisht për humbjen e tij, duke dhënë një mesazh që preku zemrat e të gjithëve.
Ajo nisi fjalimin me falënderim për ata që u mblodhën për ta nderuar djalin e saj:
“Faleminderit që organizuat këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, të gjysmës time, Shpatit.
Ndoshta pyesni pse nuk jam në gjendje të flas… 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndiej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndier. E dinë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e tyre.
Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata lindur një djalë që nuk paska qenë vetëm i imi. Paska qenë i të gjithëve juve, e paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra".
Në rrëfimin e saj, nëna bëri të ditur se në vitin e fundit këngëtari kishte kaluar një periudhë të vështirë, duke zbuluar shqetësimin e familjes:
“Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë dhe kjo ishte një parandjenjë për të gjithë ne. Lus Zotin të më ruajë fëmijët e tjerë, sepse kam edhe dritat e tjera të syve".
Mes lotëve, fjalimi i saj u mbyll me një lutje të ndjerë:
“Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit".



