AKTUALITET

Ngjarje tragjike në Shkodër, familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin

Ngjarje tragjike në Shkodër, familjarët gjejnë pa shenja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Juban të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, një i ri 19-vjeçar me inicialet L.P. është gjetur pa shenja jete nga familjarët në oborrin e banesës së tij.

Dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokuroria e Shkodrës po vijojnë veprimet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.