AKTUALITET

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar:

Me perëndimin e diellit dhe thirrjen e ezanit të parë, besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, një periudhë reflektimi, faljeje dhe përmirësimi shpirtëror. Kreu i Komuniteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, u shpreh se ky është muaji i mëshirës dhe pastrimit nga veset, duke theksuar se agjërimi për 30 ditë i ndihmon besimtarët të afrohen me të mirën dhe të largohen nga e keqja.

Ai uroi të gjithë besimtarët për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, ndërsa kujtoi se Ramazani është edhe muaj bamirësie, që përmbyllet me festën e Fitër Bajramit.