
Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë sot Fitër Bajrami, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazani.
Që në orët e para të mëngjesit, mijëra qytetarë u mblodhën në xhami dhe sheshe në qytete si Fier, Kukës, Vlorë, Durrës dhe Gjirokastër për të falur namazin e Bajramit.
Gjatë ligjëratave, myftinjtë përcollën mesazhe paqeje, harmonie, solidariteti dhe kujdesi për familjen e të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e ndihmës ndaj njëri-tjetrit dhe largimit nga veset.
Pas faljes, besimtarët shkëmbyen urime dhe festuan në një atmosferë gëzimi, duke vijuar traditën e kësaj dite të shenjtë me vizita familjare dhe shpërndarje ëmbëlsirash.



