AKTUALITET

Postoi foto me thikë në dorë, nis hetimi për 14-vjeçarin nga Durrësi

Postoi foto me thikë në dorë, nis hetimi për

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 14-vjeçari që publikoi në TikTok një foto ku mbante një thikë në dorë. Edhe pse ai jeton në zonën e ish-Kënetës, burimet policore theksojnë se i mituri nuk ka lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 15-vjeçari Erion Boba.

Rasti ngre sërish shqetësimin për përhapjen e “modelit të të fortit” mes adoleshentëve, të cilët vazhdojnë të ekspozojnë armë të ftohta në rrjetet sociale, pavarësisht pasojave të rënda që kanë sjellë raste të fundit. TikTok, ndonëse i ndaluar, përdoret gjerësisht përmes VPN-ve, duke e bërë fenomenin edhe më problematik.