
Një sherr ka ndodhur mes dy nxënësve në një shkollë 9-vjeçare në Sarandë. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit në ambientet e shkollës jopublike “Dea”, ku 13-vjeçari Elton Gerdhuqi dhe 15-vjeçari Rajan Haderi janë konfliktuar fillimisht verbalisht për radhën.
Sipas informacioneve, debati ka përfunduar në dhunë, ku 13-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur 15-vjeçarin në qafë.
I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar ende nuk është kapur nga policia.



