AKTUALITET

Publikohen pamjet para vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën

Publikohen pamjet para vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim

Me anë të këtij shikimi, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sinjalizoi bashkëpunëtorin e tij, Granit Plavën për të kryer vrasjen.

Paraprakisht Naim Murseli është ngrit nga tavolina me telefon në dorë, ka kaluar kah Granit Plava, pra tavolina e tij dhe është kthyer pas dy minutash”, shprehet Javorka Perlinçeviç, prokurore.

Granit Plava dhe Naim Murseli paraprakisht ishin takuar në fshatin Rakovinë te një pompë benzine rreth orës 16:30.

Prokurorja e rastit Javorka Perlinçeviq ka sqaruar rrethanat të cilat bëhen të dukshme edhe përmes videove.

Ja Naim Murseli del dhe i afrohet, tani e shohim që Garanit Plava dhe i jep një pije energjike. Granit Plava me siguri po i verifikon gomat dhe shihen së bashku shkojnë, largohen. Bisedojnë me siguri po e marrë me mend se po merren vesh se si ta përfundojnë punë”, shton ajo.

Pas kësaj, prokuroria ka paraqitur edhe audio-incizime nga momenti i vrasjes, ku dëgjohet krisma e armës dhe britmat e fëmijëve.

Pas kësaj ndërtese ka qenë edhe vendi i vrasjes dhe aty është parkuar në natën kritike vetura e llojit Seat. Kur e kemi dëgjuar këtë incizim, dhe kur e kemi shquar audio incizimin e kompanisë Mercedes Benz, kemi parë që në prapavijë dëgjohen disa incizime, prandaj prokurori i ka dhënë urdhër forenzikës që t’i ndaj audio incizimet nga incizimi i cekur“, thotë më tej.

Prokuroria ka paraqitur si prova edhe video-incizime të tjera kur Granit Plava shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi kryen vrasjen.

Po ashtu, janë paraqitur edhe fotografi që tregojnë se pas përfundimit të dhënies së dëshmisë në polici, Naim Murseli shkon në një nga hotelet e Prishtinës dhe takohet me Kushtrim Kokallën e Valon Llukën.

Fotografia numër 50 e cila është e siguruar, shihen Naim Mueseli së bashku me Kushtrim Kokallën se si hyjnë në hotel. Në orën 1:25:00, pas qëndrimit në polici të Naim Murselit. Vazhdojmë me fotografinë 51, e shohim në recepsion personin Kushtrim Kokalla. Fotografia 52, po ashtu në recepsion të hotelit, e shohim personin Kushtrim Kokalla i cili bën një pagesë dhe shohim në duart e tij para. Këto tri fotografi i kemi nga Sëiss Diamond“, tha prokurorja.