AKTUALITET

Pushojnë reshjet, moti kthen 'faqe' në fundjavë

Pushojnë reshjet, moti kthen 'faqe' në fundjavë

Pas ditëve të dominuara nga moti i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, fundjava pritet të sjellë një ndryshim të tablosë sinoptike thuajse në të gjithë vendin.

“Fundjava do të sjellë edhe një përmirësim të kushteve atmosferike. Të shtunën do të mbeten me reshje vetëm zonat jugore, juglindore. Më saktë, momentet me pika shiu, ndërkohë qendra dhe zonat veriore do të kenë një përmirësim më të dukshëm. Dhe më në fund dita e diel do të na risjellë ndërprerjen e reshjeve, madje do të kemi edhe shumë ditë gjatë javës tjetër, ku do të shijojmë këtë mot të qëndrueshëm”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Temperaturat do të jenë të ngjashme me vjeshtën, ku termometri do të shënojë vlerat maksimale deri në 20 gradë Celsius.

“Nëse do të flisnim në fakt për temperaturat, edhe pse jemi zyrtarisht në dimër, jemi akoma në atmosferën e vjeshtës. Minimalet do të jenë rreth vlerës 4 apo 5 dhe maksimalet deri në 20 gradë Celsius”.

Edhe java e ardhshme pritet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, sipas sinoptikanëve.